Esselamu Alejkum!

Të nderuar vëllezër e motra të besimit Islam!

Falënderimet qofshin për Allahun xh.sh. krijuesin e Gjithësisë. Paqa e mëshira e Tij qoftë mbi Muhammedin a.s., të dërguarin e Allahut xh.sh. Me dëshirën e Allahut po e presim të gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Falënderojmë të Madhin Zot që po na e bën të mundur edhe këtë vit, ta kryejmë një nga ibadetet më të dashura në besimin islam.
Le të mendojmë për vëllezërit e motrat që u ndanë nga ne, e kësaj radhe nuk e kanë fatin ta agjërojnë këtë muaj të Ramazanit. I lutemi Atij që t’ua falë të mirat e xhennetit të gjithë besimtarëve fatlumë që e kryejnë me kënaqësi këtë sakrificë e përkushtim për Zotin e vërtetë.
I lutemi Allahut t’i udhëzojë ata që pa arsye i shmangen kësaj detyre të shenjtë.
Eshtë detyrë e besimtarëve që në çdo kohë ta falënderojnë të Lumin Zot. I veçantë është obligimi ynë në plotësimin e detyrave gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Me këtë ne e plotësojmë urdhëresën e përmendur në Kur’an: “ Unë nuk krijova xhinët e njerëzit për tjetër, veç të më adhurojnë (Mua)”.
Ejani pra, vëllezër e motra, së bashku të kthehemi në rrugën e Tij. T’i përgjigjemi THIRRJES SË TIJ. Të mos mashtrohemi nga dredhitë e shejtanit. Muaji i shenjtë i Ramazanit është mëshirë e Allahut për gjithë besimtarët.

Ju njoftojmë se me 20 Korrik 2012 ditën e Premte (e Xhuma) është dita e parë e Ramazanit. Namazi i Teravisë fillon të Enjten me 19 Korrik duke filluar me leximin e Jasinit në kohën kur hyn namazi i jacisë, në orën 9:39 pm.

Për këtë muaj të bekuar Qendra jonë organizon këto veprimtari fetare të përditshme:
1 – Çdo ditë para namazit të ikindisë do të këndohet “Mukabele” 20 faqe nga Kurani Fisnik.
2 – Pas namazit të ikindisë do të flitet mbi jetën e Pejgamberit a.s.
3 – Leximi i Sures Jasin (në hyrjen e kohës se jacisë).
4 – Pas Jasinit ligjerata të rregullta me tema të ndryshme fetare.
5 – Falja e namazit të Teravisë.
Me shpresë në Allahun se në të ardhmen do të na dhurojë gjithëherë më shumë mundësi e të mira, u ftojmë ju motra e vëllezër të bashkohemi në shtëpinë e Allahut, së bashku t’i plotësojmë detyrat si besimtarë e t’i lutemi vëllazërisht me zemër për fatin e gjithë popullit tonë.
Ju urojmë këtë muaj të shenjtë që ta kaloni në kënaqësinë e Allahut
Përherë qofshi nën kujdesin e Tij
Nga Kryesia e Qendrës
Esselamu Aleykum!
“In the name of Allah, the Beneficent the Merciful”
Dear Brothers and Sisters in Islam,
Allah says in the Qur’an:
“O Believers, fasting has been made obligatory on you just as it was prescribed for the followers of the prophet before you it is expected that this will produce piety in you”. Qur’an 2:183
Prophet (pbuh) said:
“Any one who fasts the month of Ramadan with good intentions for the pleasure of Allah, his/her sins are forgiven.

We are glad to announce that the first day of the month of Ramadan, this year, falls on Friday, July 20, 2012.
And the first Tarawih-Prayer will be held on Thursday, July 19 2012 starting at 9:39 pm. by reciting suretu Yaseen.

Special Programs for Ramadan
1. Everyday before Asr we read Mukabele twenty pages of the Qur’an
2. After Asr we tell the life story of our Prophet Muhammed a.s.
3. Before Salat Tarawih Suretu Yaseen
4. After Suretu Yaseen regular lectures in different religious subjects.
5. Praying of the Salatut Tarawih
We wish you happy days of Ramadan and the Blessing of the month.
May Allah swt accept your siyam.
AICC Board member

ME RASTIN E MUAJIT TË BEKUAR,
MUAJIT TË RAMAZANIT
“(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në te filloi të shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë.. ” El Bekare 185
Allahu xh. sh. kështu e lavdëron muajin e Ramazanit, duke e dalluar prej muajve të tjerë, sepse në këtë muaj ka filluar zbritja e Kur’anit.
Në këtë muaj të bekuar hapen dyert e xhennetit, dyert e mëshires dhe mbyllen dyert e xhehennemit.
Ky është muaji i durimit, muaji i bashkimit, muaji i barazisë, muaji i sadakasë.
Fillimi i këti muaji është mëshirë, mesi është falje, ndërsa mbarimi është shpëtim nga zjarri i xhehennemit.
Në këtë muaj shtohen sevabet, pranohen lutjet.
Ky është muaji i agjërimit. Ky është muaji i natës Kadrit. Ky është muaji i Kur’anit. Ky është muaji i muslimanit.
Profeti ynë Muhammedi a.s., tha:
“ O ju që keni besuar! Para jush keni një muaj të madh. Në këtë muaj është një natë që është më e vlefshme se njëmijë muaj.
Allahu e ka bërë obligim agjërimin në këtë muaj, dhe e ka bërë të shkëlqyeshëm adhurimin (namazin e taravisë) në netët e këtij muaji.
Kush e bën një të mirë në muajin e Ramazanit, është si bërja e një farzi në muajt tjerë; kush e bën një farz, është si bërja e shtatëdhjetë farzeve në muajt e tjerë.
Ramazani është muaj i durimit, e durimi shpërblehet me xhennet.
Ramazani është muaji i ndihmave, është muaj që i shtohet furnizimi besimtarit. Dhe, sadakaja ma e vlefshme është ajo e cila jepet në këtë muaj të Ramazanit. “

SAVM (AGJËRIM)
Savm do të thotë: Agjërim.
Agjërimi bëhet nga të hequrit dorë (gjatë ditës, duke filluar prej agimit e deri në perëndimin e diellit) nga të gjitha llojet e ushqimit, nga pirja, pirja e duhanit dhe nga marrëdhëniet bashkëshortore.
AGJËRIMI ËSHTË FARZ (OBLIGIM)
Agjërimi në muajin e Ramazanit është një kusht i rëndësishëm prej pesë kushteve të Islamit të cilat konsiderohen themelet e fesë Islame.
Agjërimi është bërë farz (obligim) në Medine pas dy viteve të shpërnguljes së Muhammedit a.s.
” O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush. Kështu që të bëheni të devotshëm. ” El Bekare 183
FARZET E AGJËRIMIT
Agjërimi ka tre farze që duhet të plotësohen për të qenë agjërimi i pranueshëm.
Ata janë:
1- Bërja nijet (vendosja e agjërimit).
2- Njohja e kohës së fillimit dhe mbarimit të agjërimit.
3- Largimi nga gjërat që e prishin agjërimin brenda kohës së caktuar për agjërim.
ÇKA E PRISH AGJËRIMIN
1- Të ngrënurit.
2- Të pirit.
3- Marrëdhëniet bashkëshortore.
4- Futja në fyt e pikës së shiut ose të borës, (nëse bëhet duke e ditur se është i agjërushëm)
5- Bërja iftar duke menduar se ka hyrë akshami.
MUSTEHABET E AGJËRIMIT
1- Bërja e iftarit në kohë.
2- Bërja e iftarit para faljes së akshamit.
3-Bërja e lutjes para iftarit, sepse është një kohë që lutjet pranohen.
4- Zgjuarja në syfyr, se Pejgamberi a.s. ka thënë:
” Çohuni në syfyr, se syfyri ka bereqet “.
VLERA E AGJËRIMIT
Për vlerën e agjërimit janë transmetuar shumë hadithe nga Muhammedi a.s.:
“Në xhennet është një derë, e ka emrin REJJAN në ditën e kijametit vetëm ata të cilët kanë agjëruar do të hyjnë (në xhennet) nga kjo derë.
Thuhet:
-Ku janë ata që agjëruan?
Ata ngriten dhe vetëm ata hyjnë nga ajo derë, pos tyre nuk hyn kush. Kur hyjnë ata dera mbyllet”. Transmeton Buhariu
Me një hadithi kudsi Allahu xh.sh. thotë:
” Çdo punë e birit të Ademit bëhet për të, përpos agjërimit, agjërimi është për Mua, dhe shpërblimin e tij Unë e jap…
Agjëruesi ka dy gëzime: një gëzim kur agjërimin e tij ta mbaron dhe një tjetër kur Zotin e tij ta takon”
Pejgamberi a.s. thotë:
” Kush agjëron duke besuar dhe duke shpresuar në shpërblim, gjynahet që i ka bërë janë të falura.”
Me një hadith tjetër Pejgamberi a.s. thotë:
” Agjërimi është durim.” Zoti xh.sh. thotë në Kur’an: ” (Allahu) Vërtetë i shpërblen durimtarët pa kufi.”

RAMADAN The Month Of Blessings

‘’The month of Ramadan in which was revealed the Qur’an, a guidance for mankind and clear proofs for the guidance and the criterion (between right and wrong). So whoever of you sights ( the crescent on the first night of) the month of (Ramadan), i.e. is present at his home), he must observe Saum (fast) that month.’’ Al-Baqarah 185
Allah has glorified the month of Ramadan and has distinguished it from other months by revealing the holy Qur’an.
When Ramadhan starts, the doors of Jannah(paradise) are opened and the doors of Hell are closed.
This is a month of patience, gathering, equality and of sadakah(charity).
The beginning of this month is mercy, the middle is forgiveness and the end salvation from naar(hell).
In this month Allah increases the reward and accepts the prayers.
This is the month of fasting.
This is the month of lailatul-Qadr.
This is the month of Qur’an.
This is the muslim’s month.
Siyam (Fasting)
Sawm means: Fasting.
Fasting is abstention from food, drink, intimate relationships and such other actions from dawn up to sunset with intention of gaining Allah’s pleasure.
Fasting is obligatory.
Siyam is one of the five pillars of Islam. Siyam(fasting) became fardh(obligatory) for Muslims in Madinah in the second year of Hijrah (migration).
‘’O you who believe! Observing As-saum (the fasting) is prescribed for you as it was prescribed for those before you, that you may become Al-Muttaqun ( the pious.)’’ Al-Baqare 183
Fasting conditionsb
Fasting has three main conditions.
In order for our fasting to be accepted, the three main conditions.
1) En-niyah- intention,
2) Knowing the begining and the ending of the month of Ramadan.
3) During the fasting we have to avoid every thing that breaks our fasting.
What breaks our Fast.
1) eating,
2) drinking,
3) intimate relationships
4) swallowing any water or food (except those who eat (unintentionally).
5)Breaking fast before the proper time .
Preferables( Mustehabs) of Fast.
1-Breaking iftar quickly.
2-Eating iftar-breakfast before salatulmagrib ( evening prayer).
3-Making duaa before we break our fasting, because this is prefareable time of duaa’.
4-Eating suhur, the prophet Muhamed a.s., said “Eat your suhur,because there is a lots of blesings in it’’.
Siyam in Ramadhan and its merits.
Regarding the merits and benefits of this important worship are often mentioned in the hadith’s by Muhamed a.s:
‘’There is a gate in paradise called Ar-Raiyan, and those who observe Saum(fasting) will enter through it on the day of Resurrection and none except them will enter through it.’’
It will be said, ‘’Where are those who used to observe Saum (fasting)? They will get up, and none except them will enter through it. After their entry the gate will be closed and nobody will enter through it.
Another hadith says:
All the deeds of Adam’s sons (people) are for them, except Saum(fasting) which is for Me, and I will give the reward for it.
There are two pleasures for the person observing Saum (fast), one at the time of Iftar (breaking his Saum (fast)), and the other at the time when he will meet his Lord; then he will be pleased because of his Siyam (fasting).
In other hadith prophet Muhamed a.s said:’’ Whoever fasted ( the month of) Ramadan with faith and expectation, his previous sins will be forgiven’’
In other hadith: ‘’ fasting is patience’’
Allah says:’’Those who patiently persevere will truly receive a reward without measure!’’

Comments

comments

Ramadan Tips
Previous post

Agjerimi: Si te perfitojme me se miri nga Muaji i Ramazanit.

Next post

Ramadan Keriim

Tahir

No Comment

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *